Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës e Kosovës (SBASHK) ka marrë vendim të enjten që të hyjë në grevë të përgjithshme që nga data 20 prill, me bojkotim të tërësishëm të procesit mësimor në afat të papërcaktuar, shkruan sot KD.
Grevës është paralajmëruar se do t’i bashkohen edhe mësimdhënësit universitarë, gjë që ndodh për herë të parë që kur SBASHK-u ka organizuar greva, duke bojkotuar mësimin nëpër shkolla.
Arsyeja e hyrjes në këtë grevë, sipas kryetarit të SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, është zhgënjimi me premtimin e Qeverisë për t’ua paguar 0.5 për qind të shumës së stazhit të punës për çdo vit të përvojës.
Ndërkaq, vendimi përfundimtar për të hyrë në grevë është marrë gjatë një takimi që Kryesia e SBASHK-ut ka mbajtur me përfaqësuesit sindikalë të arsimit nëpër komuna, si dhe me atë të arsimit të lartë. Aty po ashtu është vendosur që ditët e humbura gjatë grevës të mos kompensohen në asnjë mënyrë.
Haziri paralajmëron krizë të thellë nga janari deri në prill...
“Lavdi”, Kurti bën homazhe për 41 dëshmorët e UÇ...
“Ne e kemi Granit Xhakën” – Stadiumi i Sunderland dridhet ng...
“Femër e gomës je”, vazhdon debati mes Shkurtës dhe Benitës
Autorët e sulmit në Australi janë babë dhe bir
Punime në rrjetin, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje t...