Mësimi në shkollën fillore “Elena Gjika” do të nisë nga e hëna.
Njoftimi u bë në llogarinë e kësaj shkolle në Facebook.
Sipas krerëve të kësaj shkolle, ndonëse me indinjatën për mosrealizimin e kërkesave të punëtorëve të arsimit, ky institucion ka marrë gjithsesi vendim që të mos e zgjasë më grevën.
Postimi pa ndërhyrje:
Njoftim,
Të nderuar prindër e nxënës; Duke ju falënderuar juve prindër të nderuar që përgjatë këtij muaji të vështirë për neve ashtu edhe për juve, ju ishit mbështetësit kryesor në kërkesat tona dhe na kuptuat maksimalisht.
Të indinjuar nga mos realizimi i kërkesave tona në kohën më të vështirë financiare, ju njoftojmë se : Kolektivi i SHFMU ” Elena Gjika”, merr vendim që për hir të nxënësve dhe duke e parë se kjo grevë do vazhdonte në pafundësi për shkak të mungesës vullnetit të mirë nga të gjitha palët, nga dita e hënë me datë 03.10.2020 , e fillon procesin mësimor me orar të cilin e dërgoj më vonë.
Faleminderit për durimin dhe përkrahjen tuaj./arbresh.info/
Ardhja e mërgimtarëve, kjo është gjendja në pikat kufitare
FFK sonte shpall më të mirët e vitit 2025
Fundi i një tradite 400-vjeçare, Danimarka dorëzon me 30 dhj...
Arrihet marrëveshja mes palëve, Milani do të marrë në huazim...
Australia rishikon shërbimet e inteligjencës pas sulmit terr...
“Zemra po më plas nga mungesa jote”, Selvije Jao zbulon pyet...