Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Republikës së Kosovës (SBASHK), ka bërë të ditur se nesër do të vazhdojë të mbahet proces i rregullt mësimor, ndërkaq greva në arsim do të jetë nga 13 prilli.
Kështu ka thënë për Telegrafin, kryetari i kësaj sindikate Rrahman Jasharaj.
“Nesër nuk do të ketë grevë, me rezolutën që e ka nxjerr Kongresi më 24 shkurt greva është paraparë të mbahet nga 13 prilli e tutje”, ka thënë Jasharaj.
Ai ka theksuar se presin që prej të martës e deri më 13 prill të kenë takime dhe që Qeveria të reflektojë duke e parë seriozitetin e situatës.
“Greva do të nisë më 13 prill dhe ajo do të vazhdojë derisa të realizohen kërkesat e SBASHK-ut dhe derisa të realizohet kërkesa sublime e jona e që është që Qeveria e Kosovës të debatojë dhe të japë dritën e gjelbër për ligjin për statusin e punëtorëve të arsimit shqip për vitet e 90-ta dhe ta dërgojë në Parlament”, ka thënë Jasharaj.
Lojtari që kaloi shtatë sezone pa luajtur te Chelsea, edhe p...
Trump zotohet se do ta godasin Iranin “shumë fort” në ditët ...
Patriarku serb letër propaganduese Papës, Putinit e Trumpit:...
Kërkohet paraburgim ndaj 5 të pandehurve për bixhoz
Osmani priti në takim ambasadorin e Italisë, Maurizio Antoni...
IKSHPK: 6 vjet nga rasti i parë me COVID-19 në Kosovë