Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit të Arsimit, Shyqiri Bytyqi, në lidhje me ligjin e viteve 90-ta duke thënë se ata janë meritorë për inicimin e këtij ligji dhe jo kreu i MASHT-it.
“Duke parë se ministri Bytyqi dhe individë aty-këtu po tentojnë që këtë ligj tepër domethënës ta kthejnë në merita e dekorata për vetën e tyre, SBASHK-u reagon duke kujtuar opinionin se ishte SBASHK-u, që me mund e sakrifica për 5 vite me radhë arriti të ndikojë pozitivisht të përgjegjësit që të punohet projektligji për vitet e 90-ta dhe që ai pastaj të kthehet në ligj – kjo u bë me mund e sakrifica”, thuhet në reagimin e SBASHK-ut.
Ata shtojnë se Bytyqi, që tani mundohet t’i vë vetit dekorata për ligjin, gjatë gjithë kohës bëri fare pak apo asgjë në lidhje me të.
“Ministri Bytyqi ka mundur tani e 4 muaj ta nënshkruaj Udhëzimin Administrativ, që mundëson fillimin e aplikimeve te punëtorëve të viteve të 90-ta, që janë pensionuar. Ai nuk e bëri me kohë as këtë veprim, po e priti momentin e fundit. E këshillojmë ministrin Bytyqi dhe ca të tjerë të mos krenohen me frytet e punës së të tjerëve”, vijon deklarata.
Ata thonë se kanë respekt për kryeministrin në detyrë Haradinaj, që sipas tyre, premtimet për këtë ligj i kthehu në realitet përkundër kundërshtimit të përfaqësuesve ndërkombëtarë e vendorë.
Ambasada e SHBA-së në Bagdad sulmohet me raketë, goditet hel...
Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava
Therje me thikë në Prishtinë, policia jep detaje mbi rastin
Izraeli dhe Libani do të zhvillojnë bisedime pas përshkallëz...
Tri vetura përfshihen në një aksident në rrugën Prishtinë-Li...
BE: Serbia të zgjedhë mes Rusisë dhe Evropës