Menaxheri për financa në Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Ymer Ymeri, ka thënë se Këshilli Drejtues i kësaj sindikate i ka dërguar letër kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj, që të tërheqë projektligjin për pagat.
Ymeri ka thënë se nëse kryeministri nuk e merr parasysh apelin e tyre, ata do t’ju drejtohen edhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës për të mos e votuar Ligjin e pagave.
Menaxheri për financa në SBASHK ka thënë se nëse edhe Kuvendi i Kosovës e kalon ligjin e propozuar për paga, atëherë sindikata do t’i drejtohet presidentit të vendit, Hashim Thaçi, për të mos e dekretuar këtë ligj.
“Do t’i shfrytëzojmë të gjitha instancat ligjore që parashihen me ligjet e Kosovës për të tërhequr këtë ligj, ose përmirësuar. Do t’i drejtohemi edhe Presidentit për mos akreditim të këtij ligji dhe kthim mbrapa [të këtij ligji]”, tha ai.
Ymeri ka thënë se SBASHK-u nuk preferon që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme pa u përmirësuar dhe miratuar ligji për paga, përcjell Telegrafi.
“Nëse vendi shkon në zgjedhje të parakohshme, pasi të votohet Ligji [aktual] për paga, neve na mbetet vetëm dera e Presidentit. Do të mbledhim nënshkrime duke iu drejtuar Presidentit për mos dekretim të këtij ligji”, deklaroi ndër të tjera Ymer Ymeri.
Mungesa e institucioneve bllokoi 882 milionë euro nga Plani ...
Kurti uron shqiptarët e “Shame and Money” që fituan çmimin k...
Hoxha: Inteligjenca ushtarake serbe e përfshirë në sulmin në...
AUV njofton se ka hequr nga tregu dy produkte Aptamil për fo...
Shpëton shëndosh e mirë i riu nga Hani i Elezit, e konfirmon...
Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja