Rrahman Jasharaj, kryetar i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), ka apeluar te partitë politike që sektorin e arsimit të mos e shfrytëzojnë për vota
Përfaqësues të sindikatave dhe të shoqërisë civile apelojnë te partitë politike në vend që objektet, por edhe nxënësit, të mos i përdorin gjatë fushatës parazgjedhore për zgjedhjet nacionale që do të mbahen më 11 qershor të këtij viti. Premtimet e partive politike në kohë fushate zgjedhore për mësimdhënësit po mbesin pa u realizuar. Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) ka apeluar tek partitë politike të mos e shfrytëzojnë sektorin e arsimit për vota dhe të mos japin premtime boshe që nuk po realizohen.
Kjo sindikatë u ka bërë thirrje mësimdhënësve që të mos dalin në fushata, por ta japin votën e tyre për cilindo subjekt që ata duan ta votojnë. Ndërsa Koalicioni i Organizatave Joqeveritare për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF) ka kërkuar të mos lejohet assesi që procesi mësimor të pengohet gjatë fushatës zgjedhore. Kurse Ministria e Arsimit nuk është deklaruar rreth keqpërdorimit të shkollave gjatë fushatës, ku hyjnë mësimdhënësit dhe nxënësit, madje këta të fundit të klasave të ulëta të fillores.
Rrahman Jasharaj, kryetar i SBASHK-ut, ka apeluar tek mësimdhënësit që ta ruajnë qëndrimin e tyre, të mos anojnë nga asnjë parti politike
“Koha po mbaron”, Trump kërcënon Iranin
Përfshihet nga zjarri një lokal në Rrugën B, zjarrfikësit në...
27 vjet nga masakra në Rogovë të Hasit
Irani është “praktikisht i pambrojtur” nëse SHBA-ja e sulmon
Plenkoviç: Kroacia nuk do t’i bashkohet Bordit të Paqes
Sot i jepet lamtumira e fundit vogëlushit që vdiq tragjikish...