Rektori i Universitetit të Prishtinës (UP) Marjan Dema, ka dërguar telegram ngushëllimi familjes së studentit të Mjekësisë, Leutrim Gjini, i cili vdiq teksa ishte duke pritur që t’i nënshtrohej një provimi.
Është raportuar se i riu pasi nuk ishte ndjerë mirë, është dërguar në spital, ku edhe ka ndërruar jetë në QKUK.
Telgrami i ngushëllimit:
E nderuara familje Gjini,
Ndonëse lajmet e vdekjes janë çdo herë të ftohta, si vetë ajo, humbja e studentit të Fakultetit të Mjekesisë, Leutrim Gjinit, për ne ishte një humbje mbi humbjet e tjera, humbje që solli dëshpërim dhe dhimbje të pashoq.
Të dashur familjarë, shokë, kolegë dhe profesorë të Leutrimit, më lejoni që në cilësinë e rektorit të Universitetit të Prishtinës, të ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta me rastin e ndarjes nga jeta të më të dashurit tuaj.
Sipas profesorëve të tij, Leutrimi ishte njëri ndër studentët e dalluar të Fakultetit të Mjekësisë, prej këtej, edhe njëri ndër më të mirët në Universitetin tonë. Leutrimi i zellshëm dhe inteligjent do të jetojë gjatë në kujtesën e profesorëve dhe të miqve të tij, teksa mungesa e tij do të vazhdojë të jetë prezente tek komuniteti universitar.
Në emër të organeve drejtuese, studentëve, stafit akademik dhe administrativ të UP-së, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta!
LDK akuzon Qeverinë për keqpërdorime në energji dhe kërkon t...
24 pjesëtarë të Njësive Speciale certifikohen në aftësi poli...
SHPRESË DHE GËZIM PËR FËMIJËT NË PEDIATRI
Gjenden 3 trupa të vdekur në një shtëpi në Çaçak të Serbisë,...
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik