Me kërkesë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KSHC), nga viti i kaluar profesorët universitar të kolegjeve publike e private në Kosovë duhet t’i kenë të publikuara së paku dy publikime shkencore në “Scorpus” dhe “Web of Science”.
Lidhur më këtë njohësi i çështjeve të arsimi, Rinor Qehaja në një intervistë për “Ekonomia Online”, tha se ky kusht nuk kontribuon që të ketë cilësi në arsim. Sipas tij një numër i madh i institucioneve e kanë përmbushur këtë kriter.
“Ky kusht nuk kontribuon në një cilësi më madhe në arsimin e lartë, pra është një burokraci më shumë, e cila nuk sjell më shumë, sesa një “check list” më shumë për institucionet e arsimit të lartë. Kjo kërkesë ka buruar nga KSHC nga viti i kaluar, dhe përgjithësisht, nga informata tona, një numër i madh i institucioneve publike dhe private veçse e kanë plotësuar si kriter. Pra, nuk i ka kufizuar shumë, por e ka kthyer edhe njëherë sigurimin e cilësisë në diçka shumë administrative”, ka deklaruar Qehaja.
Qehaja për “EO”, ka thënë se S gjithashtu ai thekson se edhe kërkesat për zhvillim të hulumtimeve janë të vogla.
Qehaja tutje ka thënë se në Kosovë s’kemi hulumtues të mirë. “Shteti jonë mungon në buxhet dhe në nxitje për hulumtime, buxheti aktual është shume minimal, por në anën tjetër edhe kërkesa për zhvillim te hulumtimeve janë shumë minimale”, tha ai.
Ai më tutje ka theksuar se ky kriter nuk shërben për një arsim cilësor, sipas tij kjo është dëshmuar që nga e kaluara.
“Ky kriter nuk shërben një cilësie më të rritur, e njëjta na është dëshmuar nga e kaluara, pra, jo vetëm pse i ke 3 bartës me PhD të bën institucionin më të mirë
Dhuna në shkolla, kërkohen masa gjithëpërfshirëse për mbrojt...
Nga 1 prilli: Zvicra ndalon fishekzjarrët pas tragjedisë në ...
Fisnik Asllani: Do ta lëmë zemrën në fushë
Osmani kujton masakrën e Belegut ku u ekzekutuan 46 civilë s...
OVL UÇK dënon ekspozitën në shesh, organizojnë protestë të h...
REL: Siguria e Kosovës nën kërcënimin e raketave me rreze të...