Universiteti i Prishtinës, sot ka publikuar rezultatet e provimeve pranuese në disa fakultete.
Bëhet fjalë për Fakultetin Filozofik, atë të Arkitekturës, Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë si dhe Fakultetit Juridik.
“Njoftoheni që disa nga njësitë akademike të Universitetit të Prishtinës ‘Hasan Prishtina’ tashmë kanë shpallur rezultatet preliminare të provimit pranues të konkursit për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore – baçelor, për vitin akademik 2022-23”, thuhet në njoftimin në Facebook.
Në vitin e parë të studimeve themelore për këtë afat, UP-ja ka hapur konkurs për pranimin e 5497 studentëve të rregullt.
“Në rrugëtimin tuaj profesional, UP-ja ju uron shumë suksese!”, thuhet tutje.
Për të parë rezultatet, klikoni KËTU. /arbresh.info/
PDK nuk merr pjesë as në seancën e orës 14:00
Vlora Çitaku i bën thirrje Feride Rushitit të tërhiqet nga k...
Momenti kur burrit i bie të fikët në spital ndërsa shikonte ...
Meteo Kosova: Rikthehet dimri, të enjten vjen goditja e masa...
Votimi i presidentit, PDK e shpalos qëndrimin në ora 13:15
SPAK dërgoi për gjykim tre punonjës të Policisë Rrugore, dy ...