Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës sot në mesditë do të organizojë një protestë para ndërtesës se Kuvendit Komunal të Kamenicës për të kundërshtuar mbylljen e shkollave në këtë komunë. SBASHK-u, nëpërmjet një reagimi, thotë se kryetari i komunës së Kamenicës, Qendron Kastrati do të ndjejë unitetin e SBASHK-ut.
“U përball me kundërshtime nga prindërit, mësimdhënësit e nxënësit gjatë gjithë verës. Iu bë me dije publikisht qëndrimi i SBASHK-ut kundër mbylljes së shkollave në Kamenicë, por Qëndron Kastrati i trimëruar nga heshtja e MASHT-it, që është e nënkuptueshme sepse Shyqiri Bytyqi kurrë nuk ishte ministër e aq më pak tani kur aderoi në partinë e Qëndronit, i trimëruar edhe nga shkrimet në stilin e tregimeve humoristike të Bexhet Shalës në emër të KMLDNJ-së, që merr thua në mua dhe tani më nxjerr si njeriun e dytë në botë, pas Trampit, vazhdon të sillet Qëndroni në stilin e sulltanit dhe krijon lista për tepricat teknologjike, nuk ua jep tekstet shkollore nxënësve, tekste këto të botuara nga buxheti i shtetit, kërcënon me suspendime nga puna dhe krekoset se kryetarët tjerë në komunat e Kosovës nuk paskan guxuar të bëjnë mbyllje shkollash e përjashtime masive nga puna të punëtorëve të arsimit, që kanë vite të tëra përvojë në arsim. Qëndroni mundohet edhe të krijojë situata të dhunës e përplasjeve mes mësimdhënësve duke iu ofruar gënjeshtra se do t’i sistemojë disa nëse e përkrahin e do t’i ndëshkojë të padëgjueshmit”, thuhet në reagim. SBASHK thotë se ka pritur dialog dhe mirëkuptim për zgjidhjen e drejtë të gjendjes tepër të rëndë.
“Pritja e SBASHK-ut ka kufi dhe tani Kastrati do të përballet me veprimet unike të sindikatës sonë, sepse punëtorët e arsimit në Kamenicë janë pjesë e SBASHK-ut e SBASHK është pjesë e përkrahur fuqishëm e Unionit të Sindikatave të Arsimit të Evropës më 11 milionë anëtarë dhe e Internacionales Botërore të Arsimit më 31 milionë anëtarë. E Shpend Ahmeti le të mos pranojë edhe në të ardhmen takimin me ne se kërkuam këtë tani e dy javë. E Shyqiri Bytyqi dhe të vazhdojë me heshtjen apo më përkrahjen e mbylljes së shkollave dhe me dënimin që fëmijët të udhëtojnë me dhjetëra kilometra në ditë për të plotësuar egon e sëmurë të Qëndronit, që tani e ka në parti. Le të heshtin edhe liderët në fushatën e nisur herët zgjedhore, por SBASHK-u nuk do të heshtë”, thuhet tutje në reagim. Ndryshe, kryetari i Komunës së Kamenicës, Qendron Kastrati ka marrë vendim për mbylljen e 19 shkollave të kësaj komune në emër të reformave në arsim, të cilat janë kundërshtuar ashpër nga banorët dhe SBASHK-u.
Seanca dëgjimore për manipulim votash, i pranishëm Avokati i...
Haradinaj përkujton Isa Boletinin: Pa nismëtarë si ai, Kosov...
Një delegacion i KFOR-it viziton Portin e Durrësit, forcohet...
Përfundon takimi trepalësh SHBA, Rusi dhe Ukrainë në Abu Dha...
Me pranga dhe kokë ulur, të dyshuarit për manipulim me vota ...
Kërkohet paraburgim ndaj 11 të ndaluarve për manipulim votas...