Menaxhmenti i Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka reaguar sot pas shqetësimeve të mëdha në opinion dhe interesimit të vazhdueshëm nga ana e medieve lidhur me procesin e zgjedhjes së pesë anëtarëve të Këshillit Drejtues nga ana e Senatit.
Në reagim thuhet se procesi zgjedhor, në aspektin teknik, është zhvilluar sipas procedurave.
“Kontestimet fillestare janë ngritur në aspektin e të drejtës së senatorëve studentë, të cilët duhet të jenë pjesë e këtij votimi, përkatësisht nëse pjesë e këtij procesi duhet të jenë senatorët studentë të cilët kanë mandat deri më 30 shtator, apo senatorët studentë të cilët e kanë shumicën në Parlamentin e ri të dalë nga zgjedhjet studentore të organizuara këtë muaj. Bazuar në interpretimin e U.D. Sekretarit, person përgjegjës për interpretimin e rregullores së Këshillit Drejtues për zgjedhjet studentore, në proces të votimit duhet të marrin pjesë studentët e deleguar nga Parlamenti i ri Studentor”, thuhet në reagim.
Më tej thuhet se ekziston bindje e thellë në opinion dhe në mesin e njohësve të proceseve të tilla, që legaliteti i senatorëve studentë pjesëmarrës në votim është i kontestueshëm.
“Menaxhmenti i UP-së, ka kërkuar para mbajtjes së zgjedhjeve, një takim të jashtëzakonshëm të Këshillit Drejtues për funksionalizimin e komisionit statutar me qëllim të interpretimit meritor të situatës së krijuar.
Menaxhmenti i UP-së po ashtu, një ditë para organizimit të zgjedhjeve, ka ftuar një takim të jashtëzakonshëm të Senatit për ta diskutuar këtë çështje, edhe pse Senati nuk është instancë kompetente për dhënien e një interpretimi përkatës.
Në pamundësi të takimit të Këshillit Drejtues, rrjedhimisht në mungesë të interpretimit nga ana e komisionit statutar, zgjedhjet për anëtar të rinj të Këshillit Drejtues janë organizuar bazuar në interpretimin e U.D. Sekretarit”, thuhet më tej.
Nga procesi zgjedhor ka rezultuar një përbërje e KD-së e cila ka ngjallur reagime të shumta në opinionin publik lidhur me integritetin dhe kredencialet akademike të një pjesë të kandidatëve të zgjedhur, por po ashtu edhe për faktin e një përfaqësim jo adekuat gjinor.
“Menaxhmenti i UP-së siguron opinionin publik se në raport me të drejtën e votimit të senatorëve studentë është tërësisht neutral dhe do të bashkëpunojë me të gjitha palët dhe autoritetet kompetente për adresimin e kësaj situate”. /arbresh.info/
Nipi i komandantit legjendar nga “Air Albania”: Forca Shqipë...
Baba Mondi flet për herë të parë: Si do jetë shteti Bektashi...
Më 14 korrik, vendimi i madh për Thaçin, Veselin, Selimin dh...
Sylvinho zgjedh 11 “gladiatorët” për “betejën” ndaj Serbisë,...
Arrest shtëpiak ndaj 17 të dyshuarve për degradim të mjedisi...
Google prezanton një opsion të ri për kërkim me AI