Sot kur edhe zyrtarisht ka nisur viti i ri shkollor 2020-2021, dhe kur në shkolla janë kthyer në fazën e parë nxënësit e nivelit parashkollor, klasat e 1,2,3, 6 dhe 10 në fshatin Rubovc të Lipjanit është përuruar objekti i ri i shkollës fillore “Drita”.
Duke mbajtur maskën dhe duke respektuar distancën ashtu siç e parashohin rekomandimet e IKSHP-së në hyrje të kësaj shkolle ishin renditur nxënësit e kësaj shkolle të cilët prisnin që të hynin në klasat e tyre në të cilat po ashtu ishin vendosur masat mbrojtëse.
Kryetari i komunës së Lipjani, Imri Ahemti u shpreh i lumtur që kanë arritur ta përurojnë këtë shkollë.
“Është moment i veçantë sepse janë të rralla momentet kur përurohen objektet të tilla që kanë jetëgjatësi dhe që në themelet e saj do të duhej me i brumos me dije e nxënëseve…jam shumë i lumtur që kemi arritur ta bëjmë përurimin hapjen e kësaj shkolle të re dhe jo në rrethana të zakonshme dhe këto rrethana me këtë betejë me pandeminë COVID-19, ne duhet me shtua kujdesin unë po besoj që ky objekt i ri i plotëson kriteret për të vazhduar punën edhe në këto rrethana të reja”.
Karateistja Vlera Qerimi afër medaljes së bronztë në Stambol...
Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi vijojnë javën e ardhshme
11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD’së ...
Reshje lokale shiu, pritet të ketë edhe intervale me diell –...
Gjermania arreston një person nën dyshimin se po planifikont...
Për çfarë flet filmi “Sinners” që mori më së shu...