Blerant Stavilevci dhe Ariana Musliu-Shoshi nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, kanë mbajtur konferencë për media, lidhur me gjendjen aktuale në arsim.
Blerant Stavilevci nga radhët e PDK-së vlerëson se, çështja e arsimit në vendin tonë është kthyer në një ankth, raporton arbresh.info
Sipas tij, vetëm 6.2% të fëmijëve janë të përfshirë në arsimin e hershëm.
“Tema e arsimit e cila preokupon secilën familje, mësues e arsimtar e gjithashtu edhe nxënës. Sot ne vendin tonë në vend se te ishte arsimi temë në qendër te vëmendjes, kjo fatkeqësisht është kthyer në një ankth sepse vazhdimisht po vazhdon me dështime. Sot si pasoj e mungesës se vizionit arsimi po degradohet dhe është shndërruar në brenga në familjet tona. Mjafton referencat nga rezultat e PISA që Kosova mori pjesë dy here, dëshmuan cilësinë e dobët ne arsim. Vetëm 6.2% të fëmijëve janë të përfshirë në arsimin e hershëm”.
“Qeverisjet lokale të dy partive në pushtet VV-LDK jo vetëm që nuk po ka vizion, janë shndërruar në pengesën kryesore të kësaj fushe”.
“Tërësisht e pa kuptueshme kjo çështje, e komunës ti teprojnë nga 20 milionë euro në vit, mungesa shumë vjeçare në shkolla e çerdhe vazhdon ta rendoj jetën e prindërve e të fëmijëve”, tha ai.
Ndërsa, deputetja Ariana Musliu-Shoshi nga radhët e PDK-së numërojë disa dështime që po bëhen.
Ajo thotë se, Janë pikërisht institucionet të cilat nuk do të duhej të ishin të politizuara
“Janë pikërisht institucionet të cilat nuk do të duhej të ishin të politizuara. Problemi i orarit me klasat e ulta të cilat mësimin e fillojnë në 4 mesditë dhe shkollat e larta e fillojnë në mëngjes. Menjëherë behet largimi i maskave mos mbajta e distancës kjo rrit shancat e përhapjes së virusit. Nëse një nxënës del i infektuar ajo klasë po shkon në shtëpi dhe mësimdhënësi në atë klasë po vazhdon punën”, ka thënë ajo./arbresh.info/
KEDS tregon për qytetet ku sot do të ketë reduktime të energ...
Makina përplaset me murin e tunelit në hyrje të Pogradecit, ...
Vetëm ukrainasit mund të vendosin për lëshimet territoriale
U prezantua rrejshëm si pjesëtar i FSK-së, arrestohet i dysh...
Dy persona të lënduar nga aksidenti në “Ibrahim Rugova” – dj...
Hamza: Të rinjtë janë gati për ndryshim, e pashë mbrëmë në P...