Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime për familjen e miqtë e profesorit Kadri Metajt, i cili vdiq sot në moshën 70-vjeçare.
Osmani ka thënë se puna dhe kontributi i tij në sferën akademike, do të mbetet testament dhe kujtim i përhershëm për të.
Ngushëllimi i Osmanit:
E nderuar familje Metaj,
Jam thellësisht e pikëlluar nga shuarja e filozofit e profesorit universitar, Kadri Metaj.
Puna dhe kontributi i tij në sferën akademike, do të mbetet testament dhe kujtim i përhershëm për të.
Ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, miqve, Universitetit të Prishtinës dhe Shoqatës së Filozofëve të Kosovës!
Në këto çaste të rënda për familjen, bashkëndjej me ju dhe ju inkurajoj që të gjeni forcë në përballimin e dhimbjes.
I përhershëm qoftë kujtimi për profesor Kadri Metajn!/Arbresh.info
Hamza në Ditën e Veteranit: Kosova është e lirë sepse nuk u ...
CIA kreu një sulm me dron ndaj një objekti portual n`bregdet...
ZRRE-ja do ta ulë çmimin për ngrohje
Haradinaj në Ditën e Veteranit: Sulmi mbi familjen Jashari n...
Top 10 vendet me rrugët më të mira në Europë në vitin 2025
Beyonce shpallet miliardere