Gjatë vizitës në Gjilan, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka vizituar shkollën e ulët e të mesme “Thimi Mitko”, më e vjetra në këtë komunë.
Në takim me një grup nxënësesh e mësimdhënësish të shkollës, zonja Osmani i ka inkurajuar për t`iu qasur rrugës si dijes si një garancë për arritjet e mëtejme në jetë.
Në interesimin e nxënëseve për mbështetjen e sistemit arsimor, Osmani ka thënë se institucionet e Kosovës e kanë ndër prioritetet kryesore, përmirësimin e gjendjes në arsim, duke nisur që nga edukimi parashkollor. Në këtë kontekst, ka thënë se sistemi arsimor duhet t`i nënshtrohet procesit të reformimit.
Ajo iu ka përkujtuar nxënëseve se dija nuk ka kufi dhe se mësimi gjatë gjithë jetës është mënyra më e mirë për rezultatet e dëshiruara.
“Përkushtimi për dijen është parakusht për arritje në çdo fushë e profesion”, ka theksuar Osmani. /arbresh.info/



Para Bajramit, Bashkësia Islame gëzon 76 jetimë me nga 100 e...
Tramvaji del nga shinat në Beograd, 13 të plagosur mes tyre ...
Rama në Bruksel për Konferencën e 8-të Ndërqeveritare me BE-...
Irani konfirmon përparimin e bisedimeve me SHBA-në, por moho...
Rrustem Thaçi zgjedhet kryesues i ri i Këshillit Gjyqësor të...
Pacolli: Nuk jam nën hetim në Shqipëri, disa media po shtrem...