Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në një takim ambasadorin e Japonisë në Kosovës, Akira Mizutani.
Ambasadori Mizutani ka shprehur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet të dy shteteve, me fokus të posaçëm në sferën e investimeve dhe atë të arsimit.
Ai ka ftuar kryetaren e Kuvendit për një vizitë në Japoni.
Ndërkaq kryetarja Osmani ka falënderuar shtetin japonez për mbështetjen që po i jep Kosovës që nga viti 1999. Ajo ka thënë se Kosova është e interesuar për investitorët japonezë, sikurse edhe për mbështetje në sferën e arsimit.
“Resursi më i madh i Kosovës është rinia. Ky është kapitali më i madh që e kemi”, ka thënë zonja Osmani, teksa ka kërkuar intensifikimin e bashkëpunimit me shkëmbimin e studentëve./arbresh.info/


Mijëra njerëz protestojnë në Madrid, kërkojnë dorëheqjen e S...
Zbulohet ‘goditja e parë’ e Tottenhamit pasi sig...
Ndryshon emri i AAK-së, ky do të jetë emri i ri
Ndryshon plani i produksionit: Ferma VIP 3 pritet të mbyllet...
Çfarë përmban marrëveshja e propozuar që mund t’i japë fund ...
Conte tregon nëse do t’i bashkohet kombëtares së Itali...