Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) ka zhvilluar një aksion simbolik, ku është kërkuar ndryshimi i statusit të kolegjeve private nga biznese fitimprurëse në organizata jofitimprurëse.
Ky aktivitet është realizuar pak para mbledhjes së Komisionit Parlamentar për Arsim ku do të organizohet Dëgjimi i tretë publik për Ligjin për Agjencinë e Kosovës për Akreditim.
Dibran Hoxha, përfaques i ORCA, tha se shkaktari kryesor por jo i vetëm i shkatërrimit të vazhdueshëm të cilësisë së arsimit të lartë janë kolegjet private.
“Kolegjet private janë dëmtuesit ma të mëdhenj të cilësisë së arsimit të lartë në Kosovë. Pas 5 vitesh monitorin të vazhdueshëm të agjencisë së akreditimit, qendrës për njohjen e diplomave NARIC dhe proceseve të arsimit ta lartë në Kosovë, ORCA me kompetencë të plotë konstaton se shkaktari kryesor por jo i vetëm i shkatërrimit të vazhdueshëm të cilësisë së arsimit të lartë janë kolegjet private. Kolegjet private janë biznese dhe kjo nuk është shprehje metaforike por një e vërtetë administrative. Imagjinoni kolegjet private dhe marketet në Kosovë regjistrohen njëjtë si biznese profitabile”, tha Hoxha./arbresh.info/
U raportua i zhdukur, gjendet personi në Zveçan
Manipulimet me vota, nisin hetimet edhe në Gjilan
Çmimet e arit dhe argjendit kolapsojnë: A duhet të blini apo...
Therja me thikë në Fushë Kosovë, arrestohen katër persona
Tri transferimet që Flick kërkon nga Barcelona gjatë verës
“E urrej veten”, Benita i bie pishman që ka shprehur pëlqim ...