Një zyrtarë i ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), ka rezultuar pozitiv me Coronavirus, raporton Ekonomia Online.
Sekretari i kësaj ministrie, ka konfirmuar për EO, se janë njoftuar se një zyrtarë ka dalë pozitiv.
Ai ka thënë se nuk kanë më shumë informacione, duke shtuar se kanë lajmëruar IKShP-në dhe ministrinë e Shëndetësisë.
“Përveç se në mëngjes na ka lajmëruar që ka dalë pozitiv nuk kemi asnjë informatë tjetër”.
“Kemi lajmëruar IKShP-në dhe MSh-në dhe jemi ne pritje se si të veprojmë”.
Të hënën në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 231 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, ku janë konfirmuar 29 raste.
Përfundon takimi trepalësh SHBA, Rusi dhe Ukrainë në Abu Dha...
Me pranga dhe kokë ulur, të dyshuarit për manipulim me vota ...
Kërkohet paraburgim ndaj 11 të ndaluarve për manipulim votas...
Policia gjen armë, municion dhe granata dore në një shtëpi t...
SHBA, temperatura deri në -46 gradë/Gjendje e jashtëzakonshm...
Rama: Nis puna për rritjen e kapaciteteve të Shërbimit Onkol...