Kryetari i Rahovecit, Smajl Lafiti dhe Jetullah Kabashi, Shefi i Zyrës së Prokurimit, në prani Drejtorit Komunal të Arsimit dhe Rumir Zhuniqi, drejtor i Drejtorisë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit kanë nënshkruar kontratën me Kujtim Thaçi, pronar i NPN “Euroing” e cila do të bëjë ndërtimin e çerdhes në fshatin Ratkoc.
Pas firmosjes së marrëveshjes Latifi është shprehur se një nga zotimet e mia kryesore para qytetarëve ishte se Rahoveci do të bëhet me katër çerdhe të reja.
“Në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve, nënshkrova kontratën për fillimin e punimeve për ndërtimin e çerdhes së re në Ratkoc. Çerdhja në Rahovec është duke u ndërtuar, kurse për vitin tjetër janë në plan edhe çerdhet në Krushë të Madhe e Xërxë. Edukimi është e drejtë themelore për fëmijët, kurse për mua dhe qeverisjen time është prioritet”, ka potencuar ndër të tjera Latifi.
Trump thotë se Kina nuk do t’i japë Iranit pajisje ushtarake
“LVV më bëri lojë pas shpine”, Osmani tregon pse...
Aksident fatal në Tiranë, 31-vjeçari me motor përplas për vd...
Gjykata dërgon në paraburgim dy mjekët e arrestuar për ryshf...
Kurti pret nesër në takim Komisioneren, Marta Kos
Të gjitha vendimet që u morën sot në mbledhjen e Qeverisë