Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës (SBASHK) është e vendosur që të mos tërhiqet nga greva në arsim derisa në Projektligjin për paga koeficientet e punëtorëve të arsimit nuk ngrihen për 30 për qind, shkruan sot “Koha Ditore”.
Këtë qëndrim e ka dhënë të martën kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, gjatë një mbledhjeje të jashtëzakonshme të Komisionit parlamentar për arsim ku është diskutuar për grevën në arsim.
Në këtë mbledhje ka qenë prezent edhe ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Shyqiri Bytyqi, i cili i ka ftuar SBASHK-un që të gjejnë një zgjidhje e të tërhiqen nga greva.
Sipas kryetarit të SBASHK-ut, që nga muaji maj Sindikata ka shprehur shqetësime për Projektligjin për paga, por askush nuk e ka marrë mundin t’i dëgjojë kërkesat e tyre. Ai ka bërë të ditur se grevën do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim derisa nuk ka hapa konkretë.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...