Në Ditën Ndërkombëtare të Vajzave dhe Grave në Shkencë ju njoftojmë se nën patronazhin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit do të organizojë konferencën kombëtare të vajzave/grave në fushat STEM.
Konferenca STEMinists do të jetësojë premtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për organizimin e konferencës vjetore për vajzat/gratë në fushat e Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë dhe Matematikës.
Kjo konferencë do të mundësojë rrjetëzimin e vajzave/grave në këto fusha, promovimin e fushave STEM në të gjitha nivelet e arsimit, si dhe krijimin e mundësive për punë praktike, mentorim e zhvillim profesional.
Këta mekanizma i shtohen mbështetjes financiare për vajzat/gratë në STEM që tashmë po zbatohet si politikë e re e Qeverisë së Kosovës që dy vite.
Detajet në lidhje me konferencën do të bëhen publike në periudhën në vazhdim, ndërkohë që MASHTI ju fton të ruani muajin prill për këtë ngjarje të rëndësishme për fushat STEM në Kosovë. /arbresh.info/
Aksident në Maliq, shoferi humb kontrollin dhe del nga rruga...
Arteta nuk e ka të sigurt rinovimin e kontratës te Arsenali
Operacion i madh policor në Itali, kapen 1.4 ton drogë – afr...
Policia në Ferizaj ndëshkon dy kamionë me targa të huaja për...
Motra e Afrim Zhitisë në mbështetje të Albin Kurtit
Miliona euro dëm shtetit përmes tokave të shpronësuara, Prok...