Kryetari i Këshillit grevist të BSPK-së, njëherit kryetar i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj beson se do ta takojë sërish kryeministrin Albin Kurti për të biseduar rreth kërkesave të tyre.
Madje ai ka një lutje për të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë, të angazhohen të mundësojnë një takim coftë edhe në fundjavë me kreun e qeverisë.
Por, Jasharaj ka një kusht për Kurtin nëse takohen sërish.
Ai kërkon të mos bëhet monolog në takim, por dialog në takim.
“Ne jemi në përpjekje dhe lusim gjithë njerëzit e vullnetit të mirë që ata të angazhohen që mbase të kemi takime çoftë edhe në vikend me Qeverinë e Kosovës. Por, jo takime me monolog , por me dialog, takime ku ata nuk do t’i vënë pikë dhe të thonë kjo është e jona dhe pikë, e aq më keq, jo të nxjerrin nga takimet fjali me të cilat mundohen që ta tërheqin tërë vëmendjen e opinionit në një apo dy fjali që mund të rrjedhin gjatë një bisede të gjatë” ,tha Jashari për arbresh.info.
Nëse ndodhë një takim i dytë me Kurtin, Jasharaj thotë se mediat duhet të jenë të pranishme në atë takim.
“Unë si kryetar i Këshillit Grevist do të insistoj që nëse vjen deri të një takim i tillë, patjetër mediat të jenë të pranishme në atë takim”, u shpreh ai.
Ndryshe, pas takimit që pati me krerët e BSPK-së
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Rrahman Jasharaj, i ka thënë “ndihmon si vëlla”.
“Si vëlla të ndihmoj privatisht, jo si kryeministër”, ishte shprehur Kurti në konferencë ku foli për atë se çfarë u diskutua në takim.
Ai kishte thënë se duhet një zgjidhje më universale për këtë çështje.
“Kryeministri nuk bën pazare”, pati thënë Kurti./arbresh.info/
LEXO EDHE
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...