Ministrja e Arsimit, Arbërije Nagavci, pretendon se me Ligjin për Paga, që është miratuar në Kuvendin e Kosovës, është eliminuar pabarazia, ndonëse nuk e di saktë impaktin që ky ligj ka në të ardhurat e punonjësve të arsimit.
Për vlerën e koeficientit, ministrja ka deklaruar se ende nuk është përcaktuar, për shkak se ai, sipas saj, më herët është bërë për arsye elektorale, nga qeveritë e kaluara.
“Nuk mund të them se sa është vlera e koeficientit, por ka rritje për mësimdhënësit”, tha Nagavci në RTK
Nagavci tha se buxheti për arsim për vitin 2023 do të rritet me 12 për qind, e nëse përfshihet edhe viti 2022, është në rritje prej 24 për qind nga kjo qeveri.
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...