Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka pritur në takim dy nga përfitueset e bursave Master në Francë, studentet Shkurte Gashi dhe Blerta Abazi, studente në semestrin e katërt në fushën e arkeologjisë në Lion të Francës.
Bursat Master në Francë janë realizuar në kuadër të Marrëveshjes së Bashkëpunimit me Ambasadën e Francës, e cila është ratifikuar në Kuvendin e Kosovës, në fund të vitit të kaluar.
Nagavci i ka përgëzuar studentet për përzgjedhjen e tyre që të studiojnë në një drejtim i cili ka mungesë të kuadrove në Kosovë, ndërsa ka thënë se si Ministre është e gatshme që të ofrojë mbështetje parezervë për të rinjtë të cilët kanë ambicie për ngritje akademike.
Studentet Shkurta dhe Blerta falënderuan Ministren për mbështetjen financiare përmes bursave për vitin 2023/2024, ndërsa thanë se projektet e tyre të Masterit kanë për temë territorin e Kosovës.
Ato thanë se janë duke ndjekur semestrin e katërt të studimeve, ndërsa pritshmëritë e tyre janë që deri në shtator të kenë të gatshëm edhe projektin për doktoraturë./Arbresh.info/
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...