Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka shprehu ngushëllime me rastin e vdekjes së profesoreshës Emine Arifi-Bakalli
Në telegramin e ngushëllimit, Nagavci ka thënë se profesoresha Emine do të mbahet mend si një intelektuale e përkushtuar ndërsa theksoi se ajo ka dhënë kontributin për më shumë se dy dekada në Universitetin e Prishtinës, përcjell Arbresh.info.
“Profesoresha Emine Arifi Bakalli do të mbahet mend gjithmonë si një intelektuale e përkushtuar e cila ka dhënë kontribut të çmuar në ngritjen dhe ruajtjen e standardeve më të larta të shkencës së historisë. Ajo dha kontribut të çmuar për më shumë se dy dekada në Universitetin e Prishtinës dhe ishte një model për të gjithë kolegët dhe shumë e dashur për studentët e saj”, shkroi Nagavci.
“Është autore e disa librave dhe artikujve shkencorë për historinë e Kosovës, përfshirë monografinë: “Marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave 1929-1939″. Veprimtaria akademike e profesoreshës Arifi Bakalli do jetë frymëzim për brezat e ardhshëm. Ngushëllime familjes, studentëve, kolegëve dhe miqve të saj. U prehtë në paqe profesoresha Arifi Bakalli”, shtoi ministrja Nagavci./Arbresh.info
Osmani pas deklaratave të Trump në Bordin e Paqes: Kosova so...
Celje realizon ndaj Dritës
Kurti mbledh nesër në mëngjes ministrat
Kancelari Merz uron Kurtin: Bashkëpunim i fuqishëm Gjermani–...
Blero po bëhet baba për herë të dytë, kësaj radhe i një djal...
Zhduken 2 alpinistë në Alpet greke, nisin kërkimet me grupe ...