Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet për përjashtimin e AKA-së nga EQAR deputetja nga Lëvizja Vetëvendosje, Arbërie Nagavci gjatë fjalimit ka thënë se ka kohë që politizimi i skajshëm i arsimit ka bërë që cilësia në arsim të bie dukshëm dhe që rezultatet e synuara të mos arrihen, raporton arbresh.info.
Ajo ka thënë se nuk është e re as praktika e shkarkimit qoftë në borde e po ashtu edhe agjenci të tjera.
“Vendimi për të përjashtuar Agjencinë e Akreditimit nga regjistri do të ketë pasoja të mëdha për arsimin e lartë. Është e papranueshme qe arsimi i lartë të dëmtohet deri në këtë masë për arsye politike”, ka deklaruar Nagavci.
Sipas saj e vërtetat është se pas përjashtimit të Kosovës do të komplikohen jashtëzakonisht shumë aplikimet e studentëve kosovarë në universitet evropiane./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1714118405319911/
Takim sekret në Pentagon, SHBA-të dhe Izraeli përballë Irani...
Bora dhe ngricat, Komuna e Prishtinës: Ekipet janë në terren...
Juventusi fiton me rezultat të thellë në udhëtim tek Parma
Atentat në Lezhë, i riu qëllohet me breshëri plumbash brenda...
Fundi i vetmisë dhe lidhjeve të këqija: Pesë shenja që në sh...
Çfarë shkakton migrenën?