Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, ka thënë se sipas raportit të sapo publikuar të Bankës Botërore një nxënës kosovar ka 5.3 vite të shkollimit të humbura.
Sipas saj vëmendja duhet të kthehet urgjentisht nga arsimi, shifrat janë alarmante.
“Kosova duhet të bëjë më shumë për zhvillimin e kapitalit njerëzor, sugjeron ky raport që analizon arsimin dhe shëndetësinë në 174 shtete. Dështimet në sistemin arsimor po ndikojnë në të ardhmen fëmijëve tanë dhe të gjithë shoqërisë sonë”.
“Njëkohësisht me kujdesin për menaxhim të pandemisë në shkolla, duhet vullnet, dije, shumë punë, angazhim e buxhet që situata me COVID-19 të mos shpërqendroj edhe nga cilësia në mësimdhënie”, ka shkruar Nagavci në rrjetin social Facebook./Arbresh.info/
Bie për dy cent çmimi i naftës në Kosovë
Lutfi Haziri: Lumir Abdixhiku është kandidati që e përkrahim...
Neymar në ‘radarët’ e klubit amerikan
Serbia pritet të humbasë 1.5 miliardë euro nga fondet e BE-s...
Futet aplikimi i sistemit EES për udhëtime, ja çfarë duhet t...
Hajvalia në gjendje alarmante/Rruga “Brigada 153” mbushet me...