Ministrja Nagavci takon Rektorin e UP-së për deklaratën e Ardian Kastratit

15:40 | 6 Prill 2021

Transparancë të plotë dhe respektim të meritokracisë ka kërkuar ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, në një takim që së bashku me zëvendësministrin e Arsimit, Dukagjin Popovci, patën me rektorin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Naser Sahiti, si dhe menaxhmentin e këtij Universiteti.

Ndër të tjera prioritete, ministrja Nagavci përmendi edhe integrimin në procesin e akademik të personelit akademik nga mërgata, si dhe krijimin e Fondit për kërkime shkencore.

Rektori Sahiti, ndër të tjera kërkoi mbështetjen e Ministrisë së Arsimit në sigurimin e sistemit antiplagjiaturë, si dhe sigurimin e qasjes në revista shkencor.

Ministrja Nagavci e përgëzoi Rektorin për vendimin e Këshillit Drejtues për ndarjen e një përqindëshit nga fondi i përgjithshëm i UP-së, për formimin e Fondit për kërkime shkencore, duke theksuar se çështja e kërkimeve shkencore është në prioritetet e planit qeverisës.

Ndër të tjera, ministrja Nagavci thekoi se, MASHTI ka bërë publike thirrjen për anëtarë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë.

Ministrja kërkoi të trajtohet në mënyrë profesionale dhe të paanshme në Këshillin e Etikës rasti i profesorit universitar që përdori gjuhë të papranueshme në një postim të tij në rrjetet sociale.

Në takim u diskutua edhe për situatën e krijuar në arsimin e lartë gjatë kohës së pandemisë Covid-19, vendimin e Ministrisë për mosshtyerje të datave të Provimit të Maturës, në mënyrë që të mos ketë vonesa në pranimin e studentëve të rinj në vitin akademik 2021/2022 dhe matjen e kontigjentit të të diplomuarve, për të parë statusin e tyre pas diplomimit./arbresh.info/

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati bën koment fyes pas zgjedhjes së Osmanit

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara