“Nuk ka mundësi buxhetore për të plotësuar kërkesat e SBAShK”
Kështu ka thënë zëvendësministri i Financave, Fatmir Gashi, shkruan arbresh.info.
Gashi gjatë një prononcimin në RTK ka thënë se me këtë ndarje buxhetore nuk janë të kënaqur as ata.
“Besoj që SBASHK do ta analizoj mirë situatën dhe duhet të ketë të qartë se as ne nuk jemi të kënaqur me këtë ndarje. Duhet të kuptojmë se këto janë mundësitë e buxhetit dhe kërkesat nuk mundtë futen në buxhetin e tanishëm”, ka thënë Gashi.
Ai po ashtu ka shtuar se ka ende mundësi buxhetore.
“Ne ju kemi dhënë se nëse në rishikim të buxhetit ka mundësi edhe për mësimdhënësit ne do t’i fusim”, ka shtuar ai.
Zëvendësministri Gashi ka shtuar gjithashtu se buxheti i Kosovës për vitit 2019 është duke u rishqyrtuar prej majit të 2019-es.
Ndryshe mësimdhënësit kosovare kanë hyrë në javën e dytë të grevës duke kërkuar ngritje të koeficientit.
Përfaqësues të SBASHk kanë kërkuar që koeficienti të ngritët në 3/Arbresh.info/
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...