Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë po e konsideron të paarsyeshme një grevë gjithëditore, të planifikuar për të hënën, 12 mars, në të gjitha institucionet e arsimit në Kosovë.
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) ka paralajmëruar grevën, pasi Qeveria e Kosovës ende nuk e ka çuar në Kuvendin e Kosovës për shqyrtim Projektligjin për Punëtorët e Arsimit të viteve të 90‘ta të shekullit të kaluar.
Nënkryetari i SBASHK’ut, Lutfi Mani, ka thënë se pas grevave dy orëshe, SBASHK’u e ka parë të rrugës që të vazhdojë me një grevë gjithëditore, në mënyrë që, siç është shprehur ai, institucionet e vendit të reflektojnë ndaj kërkesave të tyre.
E, në një prononcim për Gazetën Express, zëdhënësi i MASHT’it, Valmir Gashi, ka thënë se Ministria i ka kryer obligimet e saj, dhe se e ka informuar Sindikatën që Ministria dhe Qeveria janë të vendosur që Projektligji t’i paraqitet sa më herët deputetëve.
“Veç asaj që ne e kemi procesuar tutje, pra ne i kemi kryer obligimet që kemi si MASHT, po ashtu kemi qenë në komunikim të vazhdueshëm me SBASHK’un”, ka thënë Gashi.
“Ata e kanë informatën e plotë që ne jemi të interesuar që sa më shpejt ky Projektligj i rëndësishëm të merr rrugën e duhur”, ka deklaruar Gashi për Express.
“Derisa SBASHK’u është në dijeni që vullneti i MASHT’it dhe i Qeverisë është që ky Projektligj të shkojë sa më parë në Parlament dhe të jetësohet, ne nuk e shohim të arsyeshme grevën e paralajmëruar”, është shprehur zëdhënësi i MASHT’it.
A do të largohet Guardiola nga City? Kjo është përgjigja e s...
Bahamas njeh Kosovën, Osmani nënshkruan marrëveshjen diploma...
Supremja e lë Ramadan Morinën në paraburgim, kërkon nga Them...
Treni godet një automjet afër Drenasit, dy të lënduar
Polonia dhe Ukraina tregojnë unitet kundër Rusisë, trajtojnë...
KQZ akrediton edhe 276 vëzhgues, prej tyre 15 organizata