Ministri i ri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi ka paralajmëruar se përpos masave që po ndërmerr në arsimit publik, po mendon të vendosë rregull edhe në kolegjet private. Ka thënë se Shteti do të organizojë provim shtetëror për studentët e privatëve posa ata të përfundojnë studimet.
“Jam i interesum që bashkërisht të gjejmë zgjidhje, në të kundërtën ligji do të vendos minimumin provim shteteror. Studentët do t’u nënshtrohen provimit shteteror ne momentin kur e përfundojnë një program të caktuar në një fakultet të caktuar”, ka paralajmëruar Bytyqi.
“Pra, nuk mundemi t’i mbyllim sytë para një gjendje të tillë reale që sot ekziston. Ne sot e dimë që kemi një numër të jashtëzakonshëm të studentëve nëpër këto kolegje, që baraspesha e vlerës së diplomës dhe dijes nuk janë të barabarta”, ka shtuar ai.
Në një intervistë për gazetënfjala, ai ka thënë se universitete publike të hapura në vitet e fundit nuk do të mbyllen, por do të shikohet baza ligjore e funksionimit të tyre dhe cilësia. Nëse s’i plotësojnë kriteret ligjore, ai ka paralajmëruar degradimin e tyre në Fakultete dhe lënien e vetëm dy Universiteteve Publike./GazetaFjala/
Publikohen pamjet e para nga sulmi tragjik në Kanada, ku 9 p...
Sulmi me armë në shkollën kanadeze/ Begaj: Dënojmë aktet e d...
Lirohet nga arresti mësimdhënësi që ushtroi dhunë ndaj nxënë...
Zyrtare/ Valon Berisha transferohet tek Zurich
Reshjet e shiut shkaktojnë përmbytje në Lezhë, probleme me e...
De Zerbi favorit për ta marrë postin e trajnerit të Spurs