Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, në Mbështetje të Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik, ka hartuar Draftin e Rregullores së Brendshme për Parandalimin e Konfliktit të Interesit, shkruan arbresh.info.
Rregullorja ka për qëllim vendosjen e rregullave dhe procedurave të brendshme për parandalimin e konfliktit të interesit në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe institucionet vartëse.
Ky dokument është hartuar në konsultim të ngushtë me Agjencinë Kundër Korrupsionit. Ndër të tjera, Draft-Rregullorja e Brendshme për Parandalimin e Konfliktit të Interesit parasheh:
. Obligimi për parandalimin dhe zgjidhjen e konfliktit të interesit brenda MAShTI;
· Trajtimi i konfliktit të interesit nga autoriteti përgjegjës;
· Veprimet e ndaluara për zyrtarin e MAShTI;
· Angazhimi në punë jashtë institucionit;
· Obligimi, përgjegjësitë për parandalimin dhe zgjidhjen e konfliktit të interesit;
· Identifikimi dhe raportimi i konfliktit të interesit në MAShTI;
· Mënyrat e trajtimit dhe zgjidhjes së konfliktit të interesit;
· Sanksionet në rastet e konfliktit të interesit.
Draft-Rregullorja është në diskutim publik deri më datë 27 korrik 2022, andaj ju ftojmë t’i adresoni komentet tuaja në linkun më poshtë:
27 vjet nga masakra e Lybeniqit
Tragjedi në Krime, rrëzohet avioni rus, humbin jetën 29 pers...
BBC për Kosovën: Ëndrra e madhe që u ndal në prag të histori...
45 vjet nga demonstratat e vitit 1981
Osmani: Dardanët na dhanë krenari dhe bashkuan një komb të t...
Dy komisione të Kuvendit mblidhen sot