Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka njoftuar se nga sot, 27 maj 2025, nis procesi i aplikimit për Provimin e Maturës Shtetërore.
Aplikimi do të bëhet përmes platformës e-Kosova dhe do të jetë i hapur deri më 10 qershor 2025. Ndërkohë, periudha për aprovimin e aplikimeve nga koordinatorët e shkollave do të zgjasë nga 1 deri më 11 qershor 2025.
Sipas njoftimit të MAShTI-t, Provimi i Maturës do të mbahet më 21 qershor 2025, ndërsa rezultatet do të shpallen më 30 qershor 2025. Nxënësit që kalojnë me sukses do të kenë mundësinë të shkarkojnë certifikatën digjitale nga platforma e-Kosova.
“Provimi i Maturës Shtetërore në Kosovë është planifikuar të mbahet më 21 qershor 2025, kurse rezultatet do të publikohen më 30 qershor 2025. Nxënësit që e kalojnë Provimin e Maturës do të mund të shkarkojnë certifikatën digjitale nga platforma e-Kosova. Testi do të zhvillohet në një ditë të vetme dhe do të përfshijë katër lëndë: Gjuhë Shqipe, Gjuhë Angleze, Matematikë dhe një lëndë me zgjedhje. Secila lëndë do të ketë nga 25 pyetje, me gjithsej 100 pyetje”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë