Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) ka ndarë 150 mijë euro për hulumtime shkencore për profesorët universitar.
Nga kjo shumë, stafi akademik i universiteteve publike mund t’i fitojë nga 10 mijë euro për secilin grand që paraqesin.
Kështu ka bërë të ditur se MASHTI është e përkushtuar që ta rrisë prodhimin shkencor në Kosovë, shkruan Arbresh.info
Për këtë, ajo tha se ka marrë një varg masash e veprimesh, duke synuar që ta bëjë hulumtimin pjesë të kulturës së punës në universitetet publike.
“Të gjithë profesorët që kanë kontratë të rregullt pune me universitetet publike si staf akademik mund të fitojnë 10 mijë euro grant për ta aplikuar hulumtimin në procesin e punës. Thirrja për aplikim në këto grante tashmë është publikuar, dhe qëndron e hapur deri sa të jepen 15 grante 10 mijë Euro secili”, deklaroi ministrja Nagvaci.
Ajo me këtë rast i fton profesorët e universiteteve publike, të aplikojnë me ide kreative dhe të guximshme për mësimdhënie të bazuar në hulumtim.
“Ju siguroj se 15 më të mirët prej jush do ta fitojnë grantin me 100% meritokraci”, ka shkruar ministrja e Arsimit./Arbresh.info/
Itali, sekuestrohen 435 kilogramë kokainë të fshehur në qese...
Ambasada amerikane në Kosovë: Krishtlindje të gëzuara për të...
Rama uron Krishtlindjen: Shqiptarët kanë qenë gjithmonë shem...
Itali, sekuestrohen 435 kilogramë kokainë të fshehur në qese...
Alba i lutet Zotit: Më ndihmo ta harroj ish të dashurin, më ...
Asllani nën vëzhgim të klubeve të mëdha evropiane, Hoffenhei...