Afati i dytë i provimit të Maturës Shtetërore 2020, i cili është organizuar sot për 8300 maturantë në 84 qendra testimi në gjithë Kosovën, ka përfunduar me sukses.
Kështu ka vlerësuar Komisioni i Maturës Shtetërore (KShM), pas raporteve të ardhura nga komunat, respektivisht nga qendrat e testimit, sipas të cilave gjithçka ka shkuar sipas planifikimit të organizimit të testit në kushtet e pandemisë COVID-19.
Kryetari i KShM, Gëzim Berisha, ka falënderuar të gjithë akterët e përfshirë për përkushtimin e tyre që ky proces të kalojë sipas planifikimit, e në veçanti nxënësit, të cilët i kanë respektuar masat e rekomanduara nga institucionet kompetente të shëndetësisë.
Rezultatet e testit do të bëhen publike më 16 tetor 2020, ndërsa 19-21 tetor do të jetë afati i ankesave, rezultatet e të cilave, pas shqyrtimit do të publikohen më 23 tetor, për të shënuar kështu përfundimin e gjithë procesit të Maturës Shetërore për këtë vit./arbresh.info/
Kurti në Gjakovë: Listat më parë ngjanin në transaksione int...
Dëmtimi i monumentit të UÇK-së në Kaçanik, reagojnë Veteranë...
Paketa amerikane prej 14 milionë dollarësh shihet si hap dre...
Suhareka feston ditëlindjen e Vjosa Osmanit me tortë dhe qir...
Kurti: Këtë vit do të kemi municionet e para me vulën “Made ...
Kosova vendi i dytë më i varfër në Evropë, Musliu-Shoshi: Qy...