Deputetja e Lidhjesemokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku-Sadriu, ka reaguar ashpër ndaj mënyrës së menaxhimit të Testit të Maturës Shtetërore, duke e cilësuar procesin si të dështuar dhe të manipuluar. Në një postim në rrjetin social Facebook, e ca cilësuar testin si një “proces të turpshëm” dhe “të pavlefshëm”.
“Manipulimi dhe kopjimi po e bëjnë të pavlefshëm rezultatin e këtij testi. Nuk është më një vlerësim i dijes, as sfidë teknike, por një garë e padrejtë, ku mashtrimi po shpërblehet”, ka shkruar ajo.
Sipas Lushaku-Sadriut, më shumë se 20 mijë maturantë i janë nënshtruar një procesi të cilin ajo e konsideron të pakuptimtë dhe të dëmshëm për të ardhmen e nxënësve, si dhe për besueshmërinë e sistemit arsimor në tërësi.
Ajo e ka akuzuar ministren në detyrë të Arsimit për mosveprim dhe heshtje përballë skandaleve që shoqërojnë testin çdo vit.
“Ministrja e Arsimit në detyrë duhet të japë përgjegjësi! Nën udhëheqjen e saj, ky test është kthyer në një proces ku mbizotëron kaosi dhe mashtrimi”, thekson ajo, duke ngritur shqetësime për rrjedhjen e testeve në rrjetet sociale dhe mungesën e mbikëqyrjes.
Në fund të reagimit të saj, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje bën thirrje për reflektim institucional dhe thekson se “fëmijët tanë meritojnë arsim që shpërblen dijen, e jo mashtrimin”./Arbresh.info/
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...