Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Skender Reçica, Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Shyqiri Bytyqi, zyrtarisht do të lansojnë projektin “Rinia, Punësimi dhe Aftësimi & Arsimi Profesional në Kosovë“ të financuar nga Ministria e Federatës Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ), nga Ambasada Gjermane dhe nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit – GIZ GmbH.
Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes së implementimit në mes palëve, mbahet sot në lokalet GIZ-it.
Baza e kësaj marrëveshje, respektivisht qëllimi i Programit YES, është të përmirësojë punësimin e të rinjve në Kosovë.
Fjalën e rastit do ta kenë Ministri i MPMS-së Skender Reçica, Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) Shyqiri Bytyqi, Sekretarja e Parë dhe Kryesuesja e Zhvillimit dhe Bashkëpunimit të Ambasadës Gjermane, Znj. Anja Becky dhe Drejtori i GIZ James Macbeth Forbes.
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...