Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), Arbërie Nagavci, theksoi se kjo është një risi për qasje të barabartë për edukimin e hershëm në Kosovë.
Nagavci tha se kjo ministri, që nga marrja e mandatit, kishte prioritet edukimin e hershëm të fëmijëve si dhe përmirësimin e infrastrukturës ligjore e fizike në avancimin e shërbimeve, shkruan Arbresh.info.
Ajo vuri ne pah se që nga fundi i vitit të kaluar, bashkë me UNICEF-in, kanë bërë studimin mbi modelin e rritjes së qasjes në edukimin e hershëm përmes diversifikmit dhe studimit analitik të Bankës Botërore mbi koston e shërbimeve mbi modelin e edukimit në fëmijërinë e hershme në Kosovë, në mbështetje direkte të politikave qeverisëse të një prej 5 shtyllave të strategjisë së arsimit 2022-2026.
“Sot po lansojmë pilotimin e programit të kuponëve, duke hedhur kështu edhe hapin e parë konkret për këtë mbështetje të paprecedentë dhe të pa ndodhur më parë për më të vegjlit tanë, për familjet që më shumti kanë nevojë. Një risi për qasje të barabartë për edukimin e hershëm në Kosovë. Që nga marrja e mandatit, zotimet tona prioritare janë bërë pjesë e programit qeverisës dhe e bashkëpunimit ndërsektorial në të gjitha instancat relevante. Me ritmet intensive të punës, miratuam në Kuvend ligjin për edukimin e hershëm i cili e bën edukimin parashkollor obligativ dhe krijon lehtësime për nënat e reja që të kyçen në vendet e punës”, tha Nagavci./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim të prindërve
Vëllaznimi mposht Sigal Prishtinën në një sfidë dramatike
MEPJ: Riatdhesohet në Shqipëri, prej 12 vitesh ndodhej në nj...
Para muajit të shenjtë të Ramazanit, Adri dhe Iliriana në Qa...
SHBA-të kryejnë sulme hakmarrëse ndaj ISIS në Siri
Kurti takoi kryediplomatin gjerman, flasin për marrëdhëniet ...
Capital T konfirmon lidhjen me Adrola Dushin, publikon foto ...