Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme ka miratuar shqyrtimin e propzim-vendimit për emërimin e drejtorit të Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve në kuadër të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.
Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Mahir Jagcilar ka thënë se MAP ka rishpallur konkursin për këtë pozitë, shkruan arbresh.info.
“Kemi formuar komisionin për vlerësimin e kritereve për konkurruesit. Kemi shqyrtuar 12 aplikacione ku 3 kanë hyrë në listë të ngushtë ku pastaj është mbajtur intervista me gojë. Janë rekomanduar dy kandidatë Lah Nitaj dhe Ferid Idrizi. MASHT propozon Lah Nitaj për një mandat tre vjeçar”, ka thënë ai./Arbresh.info.
Edhe dy orë deri në përfundimin e afatit kushtetues
Çfarë mbrëmje magjike në “Parkun e Princave”, Bayerni i rikt...
Pas humbjes në Hungari, Orban ofron dorëheqje edhe nga kreu ...
Parashikimi i motit për të mërkurën
Parisi me dy gola të shpejtë ndaj Bayernit
“Torcida” ia “nxjerrë të palarat” kr...