Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka bërë të ditur se Universiteti i Prishtinës ka shënuar me ngritjen më të madhe dhe renditjen me të lartë në Webometrics ndonjëherë.
Me anë të një postimi në Facebook, Kurti theksoi se ky është lajmi tjetër i mirë pas miratimit të statutit të ri të UP-së, përcjell Arbresh.info.
“Ky lajm i mirë i shtohet lajmit tjetër të ditëve të fundit, që me rastin e miratimit të Statutit të ri të Universitetit, për herë të parë, anëtarë të personelit akademik që janë në marrëdhënie të rregullt pune në një universitet që është në mesin e katërqind (400) universiteteve më të mira në botë, sipas renditjes së ‘Times Higher Education World University Rankings’ ose ‘QS World University Rankings’ do të kenë mundësi transferimi në Universitetin e Prishtinës pa iu nënshtruar procedurave të konkursit publik”, ka shkruar Kurti.
Mes tjerash, i pari i ekzekutivit kosovar potencoi se kandidatët e interesuar mund të shprehin interesimin te rektorati, dekani ose këshilli i fakultetit përkatës.
“Sipas statutit të ri, “kërkesa për transferim bëhet me propozimin e rektorit, dekanit ose këshillit të njësisë akademike përkatëse dhe miratohet nga senati.” Kështu, kandidatët e interesuar, që e plotësojnë kriterin e mësipërm, mund të shprehin interesin te cilido prej këtyre autoriteteve, pra rektori, dekani ose këshilli i fakultetit përkatës”, tha Kurti.
“Kjo masë, që përveç tjerash është ftesë dhe mundësi për shkencëtarët, studiuesit dhe profesorët nga diaspora jonë, padyshim që do të kontribuojë në rritjen e cilësisë së studimeve dhe konkurrencës akademike, nga të cilat do përfitojnë studentët, shkenca dhe vetë Universiteti publik”, përfundoi Kurti./Arbresh.info
Haziri paralajmëron krizë të thellë nga janari deri në prill...
“Lavdi”, Kurti bën homazhe për 41 dëshmorët e UÇ...
“Ne e kemi Granit Xhakën” – Stadiumi i Sunderland dridhet ng...
“Femër e gomës je”, vazhdon debati mes Shkurtës dhe Benitës
Autorët e sulmit në Australi janë babë dhe bir
Punime në rrjetin, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje t...