Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli ka bërë të ditur se “Fondacioni Behgjet Pacolli” kishte kontribuar tërësisht në ngritjen e kampusit universitar të Universitetit Amerikan në Prishtinë.
Sipas Pacollit, edhe sot në ambientet moderne të këtij universiteti vazhdojnë të vijojnë mësimin kuadro elitare studentore nga Kosova, shkruan arbresh.info.
Lexoni të plotë postimin e tij:
Me qëllim të ngritjes së kualitetit në arsimin e lartë të Kosovës, i cili për më shumë se një dekadë ishte i dëmtuar rëndë nga politika diferencuese e Millosheviqit, “Fondacioni Behgjet Pacolli” kontribuoi tërësisht në ngritjen e kampusit universitar të Universitetit Amerikan në Prishtinë. Në ambientet moderne të këtij universiteti edhe sot vazhdojnë të vijojnë mësimin kuadro elitare studentore nga Kosova.
Fondacioni ka kontribuar në renovimin e Universitetit Amerikan në Prishtinë në vlerë prej katër milion e dyqind-mijë eurove (4.200.000)./Arbresh.info.
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër