Nënkryetari i Prishtinës, Shkëmb Manaj, ka reaguar ndaj spekulimeve që kanë qarkulluar në media lidhur me ndalimin e ekskursioneve dhe mbrëmjeve të maturës në kryeqytet.
Në një postim në Facebook, ai ka sqaruar se aktivitetet e tilla nuk do të ndalohen, por janë në proces finalizimi i një akti udhëzues që do të rregullojë organizimin e këtyre aktiviteteve.
“Drejtoria e Arsimit në Kryeqytet se bashku me Zyren Ligjore është duke finalizuar aktin udhëzues i cili rregullon aktivitetet ekstra-kurrikulare si mbrëmjet e maturës, semi-maturës, ekskursionet brenda dhe jashtë Prishtinës, ditët e shkollave, e të tjera, i cili vlen për procedurat në të ardhmen”, ka shkruar Manaj.
Ky reagim vjen pas lajmeve të përhapura në media, të cilat sugjeronin se Komuna e Prishtinës kishte vendosur të ndalonte mbrëmjet e maturës dhe ekskursionet, lajme të cilat, sipas Manajt, janë të pavërteta./Arbresh.info
“Kujdes me këto postimet”, Elijona dhe Klodi vaz...
Ekipi i FSK-së udhëton drejt Gazës
Arrestohet një person i dyshuar për disa vjedhje të rënda në...
The Collector: Shqipëria shtatë qytetet historike që po push...
Të shtënat në darkën e Trump me gazetarë, Shërbimi Sekret i ...
“Vetëm pak metra larg meje”: Gazetari i CNN rrëfen tmerrin k...