Koalicioni për Integritet dhe Transparencë në Universitete (KITU),ka shprehur pakënaqësinë me emërimin e anëtarit të Shoqërisë Civile në Komisionin për Shqyrtimin e Aplikimeve për anëtarët e Këshillit Shtetëror të Cilësisë.
Përmes një komunikate për media, KITU shpreh indinjatën e tij në lidhje me vendimin 01B/036 të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI). Pavarësisht kërkesës së bërë nga MAShTI më datën 21 mars 2023 që të nominojmë një anëtar nga radhët e koalicionit për emërim në Komisionin për Shqyrtimin e Aplikimeve për Anëtarët KShC-së, MAShTI ka vendosur të mos e emërojë anëtarin e propozuar, por ka emëruar një përfaqësuese nga organizata EdGuard.
Tutje në komunikatën e tyre thuhet se ky mos emërim është i pa pranueshëm për koalicionin KITU, i vetmi i përbërë nga organizatat që punojnë në arsimin e lartë, duke pasur si anëtarë të vet organizata të specializuara në monitorimin e Agjencisë së Kosovës për Akreditim dhe çështjeve të arsimit të lartë në përgjithësi.
KITU zotohet se nuk do të lejojë kapjen e asnjë institucioni sidomos jo duke legjitimuar procese të tilla në emër të shoqërisë civile, përfundon komunikata./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...