Të hënën në Pejë, do të organizohet një marsh në qendër të qytetit nga Këshilli i Prindërve, prej orës 12:00 deri në orën 12:30.
Me moton “Qeveri dhe SBASHK duam zgjidhje, kërkojmë rikthim në bankat shkollore për fëmijët tonë!”, ata po kërkojnë që nxënësit të kthehen në shkollë dhe të fillojnë procesin mësimor.
“Të hënën nga ora 12:00, nën organizim të Këshillit të prindërve në Pejë, mbahet marshi me moton: Qeveri dhe SBASHK duam zgjidhje, kërkojmë rikthim në bankat shkollore për fëmijët tonë!”, thuhet në njoftimin për media.
Këshilli Drejtues i Shkollës “Hil – Mosi” në Pejë u ka bërë thirrje prindërve që me fëmijët e tyre (nxënës të kësaj shkolle), të marrin pjesë në këtë marshim.
“Po ashtu ju informojmë se paraprakisht ky aktivitet ka lejen e Komunës së Pejës, dhe të Policisë së Kosovës, ku këta të fundit do të kujdesën për sigurinë e këtij marshi!”./arbresh.info/
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i ...
Sllovakia në epërsi ndaj Kosovës
Haxhiu: Kosova dhe Shqipëria sonte kanë zemrat e gjithë komb...
Osmani: “Dardanët” tanë sonte luftojnë për një ëndërr
Trump paralajmëron Iranin që të bëhet serioz për bisedimet p...
Dy krerët e federatave të futbollit takohen para ndeshjes Sl...