Kandidatët e pranuar në studimet e doktoratës në Faktultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës do të protestojnë përsëri nesër para rektoratit të UP’së.
Protesta pritet të mbahet të hënën në orën 12:00.
Kjo protestë është organizuar për shkak të një vendimi të Senatit, i cili i detyron ata të përsërisin provimin pranues.
Organizatorë të protestës së nesërme kanë bërë të ditur se Agjencia Kundër Korrupsionit e ka dhënë opinionin e saj i cili përputhet me kërkesën e kandidatëve, derisa këta të fundit nesër do të kërkojnë dhënien sa më të shpejtë të opinionit edhe nga Avokati i Popullit.
Kujtojmë që kandidatët e pranuar për studime të doktoratës kanë protestuar edhe të premten para rektoratit të Universiteti të Prishtinës, ndërsa edhe më tej kanë paralajmëruar protesta, deri në realizimin e kërkesave të tyre./Arbresh.info/
Kurti: S`heqim dorë nga punët e mira e shërbimi ndaj të mirë...
Flick: Barcelona ka shumë punë, pavarësisht epërsisë
Moti këtë fundjavë
Raportohet se plani i paqes parasheh anëtarësimin e Ukrainës...
“18 vjet, dreq”, përplasje, ofendime e xhelozi mes Benitës d...
Hamza për Qeverinë e re: Pres bashkëpunim me LDK, AAK dhe pa...