Fakulteti i Studimeve Islame në Prishtinë, ka zgjedhur dekanin e tyre të rijnë për katër vitet e ardhshme.
Islam Hasani, tashmë do të jetë dekani i ri i FSI-së, ku është zgjedhur dekan pas procesit të zgjedhjes së anëtarëve të KMSh-së.
Hasani më ka një përvojë të bujshme në fushën e arsimit të lartë, ku më herët ishte profesor edhe në fakultet jashtë vendit si IIUM (International Islamic University Malaysia, The Kingdom University në Bahrain dhe European School of Laë and Governance. Shkruan arbresh.info
Viteve të fundit, Hasani ishte pjesë e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, ku posti i tij ishte drejtor financiar.
Islam Hasani është me prejardhje nga komuna e Suharekës ku edhe ka vazhduar shkollimin e fillorë të ulët, ndërsa shkollën e mesme të lartë e ka përfunduar në Medresenë “Alauddin” në Prishtinë, kurse studimet themelore i ka përfunduar në Fakultetin e Studimeve Islame të Prishtinës. Studimet e nivelit master i ka përfunduar në “International Islamic University Malaysia”, ndërsa ato të doktoratës i ka përfunduar në “University Malaya” të Malejzisë. /arbresh.info./ Kasim Gerbeshi/
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...