Ish-zëvendësministri i Arsimit, Xhavit Rexhaj, vlerëson se në Kosovë duhet të shpallet gjendje e jashtëzakonshme në sektorin e arsimit.
Sipas tij, gjendja në arsim është më e vështirë se sa gjendja e të punësuarve në institucionet e arsimore.
Këto deklarata ai i bëri derisa komentoi protestën e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës që u mbajt sot në kryeqytet me kërkesën për miratimin e Ligjit të Pagave.
“Do t’u bëja thirrje të gjithëve që të jenë më kujdesshëm në çështjen e humbjes së orëve mësimore. Kur them të gjithëve, mendoj se edhe Qeveria duhet t’i marrë më seriozisht situatat kur punëtorët detyrohen të dalin në greva apo protesta dhe të humbasin orët”, tha Rexhaj, në Klan Kosova FM.
Njohësi i arsimit shtoi se Qeveria duhet të dialogojë me sindikatën dhe të dalin me ndonjë vendim rreth kërkesave të tyre.
Sipas tij, gjendja e arsimit është tejet e vështirë dhe grevat janë luks që sistemi arsimor nuk mund ta përballojë.
Ndryshe, këtë të premte shkollat në Kosovë nuk kanë punuar, pasi punëtorët arsimorë kanë protestuar me kërkesë për miratimin e Ligjit të Pagave.
Beatrix Ramosaj “çmend” me format trupore
Stones pritet të largohet nga Man City në fund të sezonit
Trump: Iranianët po humbasin 500 milionë dollarë në ditë nga...
Shefja në detyrë e BE-së takon Kurtin, i prezanton gjetjet e...
Kryeministri Rama udhëton sot drejt Greqisë, merr pjesë në F...
Trump: Pa marrëveshje, Irani do përballet me probleme që nuk...