Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka vizituar sot Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Hasan Prishtina” me rastin e 7 Marsit- Ditës së Mësuesit, ku është pritur nga drejtoresha znj. Sofie Bunjaku dhe mësimdhënës të kësaj shkolle.
Duke ua uruar Ditën e Mësuesit, kryeministri Hoti falënderoi gjithë mësimdhënësit në gjithë Kosovën për punën e jashtëzakonshme që kanë bërë gjatë këtij viti sfidues.
“Mënyra se si keni arritur ta organizoni mësimin me modalitetet e përgatitura nga Ministria e Arsimit me Ministrinë e Shëndetësisë dhe me Institutin, besoj se është bërë punë e jashtëzakonshme, në mënyrë që nxënësit të mos mbesin prapa me mësim”, tha kryeministri Hoti, duke shprehur keqardhje për të gjithë ata që si rezultat i kësaj pandemie nuk janë në mesin tonë.
Hoti tha se gjatë kësaj periudhe janë munduar që të qëndrojnë afër mësimdhënësve duke mbështetur komunat, institucionet arsimore në organizimin e mësimit, edhe me këshilldhënie nga Ministria e Arsimit, por edhe me mjete të tjera./arbresh.info/


Dogana e Kosovës asgjëson mallra të falsifikuara me markën t...
Presidenti Begaj pret me ceremoni Princin dhe Mjeshtrin e Ma...
Stërvitja e ushtarëve serbë në kufi, Kurti: Po dëshirojnë ta...
Apeli rrëzon vendimin e Themelores, paraburgim për tre perso...
Kurti pas koncensioneve: Dhamë një dritare 12-mujore, strukt...
Përurohet segmenti i rrugës Vushtrri-Prishtinë