Hoti kërkon kujdes: Ta shpërndajmë dijen, por jo edhe virusin
12:41 |
14 Shtator 2020
arbresh.info
Kryeministri, Avdullah Hoti, ka kërkuar respektimin e masave kundër COVID-19 me fillimin e vitit të ri shkollor.
“Në këtë mënyrë arrijmë ta shpërndajmë dijen, por jo edhe virusin”, ka shkruar Hoti në Fcaebook.
Sipas tij, fillimi i vitit shkollor është emocion i madh, ndërsa dita e parë e shkollës për fëmijët, që për herë të parë ulen në bankat shkollore, mbetet kujtim i rrallë dhe i papërsëritshëm.
“Mirëpo, ky vit shkollor është ndryshe nga të tjerët, andaj ndryshe edhe duhet të sillemi”, ka shkruar Hoti./arbresh.info/