Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj gjatë vizitës së tij në disa shkolla në Shtime, ka thënë se para fillimit të vitit të ri shkollor do të testohen 1500 mësimdhënës, për të parë gjendjen e tyre shëndetësore.
“Kemi marrë informata se 1500 arsimtarë në nivel të Kosovës do të testohen, që i bie mbi 6.5% të numrit të përgjithshëm të arsimtarëve për të ditur gjendjen e infeksionit ose me cilën gjendje ne po hyjmë në këtë vit shkollor”, tha Likaj.
Ministri theksoi se testimi ka filluar.
“Testimi ka filluar. Sot edhe në komunën e Shtimes kanë shkuar arsimtarë të përzgjedhur në mënyrë të rastësishme për tu testuar në Ferizaj”, u shpreh Likaj. /Telegrafi/
Karateistja Vlera Qerimi afër medaljes së bronztë në Stambol...
Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi vijojnë javën e ardhshme
11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD’së ...
Reshje lokale shiu, pritet të ketë edhe intervale me diell –...
Gjermania arreston një person nën dyshimin se po planifikont...
Për çfarë flet filmi “Sinners” që mori më së shu...